UBT News

Korenica thotë se pret të shënoj gol përsëri sot kundër La Fioritas

Ballkani, sot e zhvillon ndeshjen e kthimit kundër La Fioritas të cilën e mposhti një javë më parë, me rezultat të thellë 0 me 4, në udhëtim.

Golin e parë e shënoi Meriton Korenica, i cili në një konferencë për media, tha:

Pres të shënoj por kryesorja është ta kalojmë raundin dhe kushdo që shënon gol është plus për neve. Atmosfera është shumë e mirë në ekip, kshtuqë ne po e presim ndeshjen që të paraqitemi sa më mirë“.

Kjo përballje zhvillohet në kuadër të rrethit të dytë kualifikues në Ligën e Konferencës, me fillim nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtinë. /UBTNews/

Exit mobile version