UBT News

Koreja e Veriut thotë se testoi një raketë hipersonike

Koreja e Veriut tha se ka testuar me sukses një raketë të re hipersonike, të quajtur Hwasong-8.

Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA tha se raketa e re është një nga “pesë sistemet më të rëndësishme” të armëve, të përfshira në planin pesëvjeçar të zhvillimit ushtarak.

Ajo e cilësoi raketën si “armë strategjike”, që zakonisht do të thotë se ka aftësi bërthamore.

“Zhvillimi i këtij sistemi armësh ka rritur aftësitë e kombit për vetëmbrojtje”, tha KCNA.

Kjo është prova e tretë raketore e Koresë së Veriut gjatë këtij muaji.

Ajo ka testuar edhe raketa lundrimi me rreze të gjatë veprimi dhe raketa balistike.

Raketat hipersonike janë shumë më të shpejta dhe më të shkathëta se ato normale, çfarë i bën ato shumë më të vështira për t’u përgjuar nga sistemet e mbrojtjes raketore.

Koreja e Veriut është nën sanksione ndërkombëtare për armët e saj bërthamore dhe programet e raketave balistike, për të cilat thotë se i duhen për të mbrojtur veten kundër pushtimit të mundshëm amerikan.

Exit mobile version