Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka marrë vendim në lidhje me ndeshjen e paluajtur ndërmjet Koresë së Veriut dhe Japonisë, e cila ishte planifikuar të luhej me 26 mars 2024 si pjesë e fazës paraeliminatore të Kupës së Botës, FIFA 2026.
Pas analizimit të elementeve të ndryshme faktike, presidenti i Komisionit Disiplinor të FIFA-s vendosi t’i japë fitoren në tavolinë 3-0 Japonisë. Federata e Futbollit të Koresë së Veriut u dënua gjithashtu me gjobë prej 10 mijë frangash.
Ndeshja u anulua për shkak të infeksionit bakterial që po përhapej në Japoni dhe që kishte shkaktuar shqetësim tek autoritetet koreano-veriore.
Konfederata Aziatike e Futbollit, e kishte shtyrë ndeshjen për një datë të pacaktuar:
“Ndeshja ndërmjet Republikës Demokratike të Koresë dhe Japonisë, e planifikuar për më 26 mars, nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar për shkak të rrethanave të paparashikuara”.
Më pas FIFA specifikoi se ndeshja u anulua dhe se nuk do të riplanifikohej./UBTNews/