Motra me ndikim e udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, thotë se ata janë të gatshëm të rifillojnë bisedimet me Jugun nëse ajo i jep fund “politikave të saj armiqësore”, transmeton UBT News.
Konflikti, i cili e ndau gadishullin në dysh, përfundoi në 1953 me një armëpushim dhe jo një traktat paqeje.
Të dy vendet kanë qenë teknikisht në luftë që atëherë dhe janë mbyllur në një raporte ndonjëherë të tensionuara.
Këtë javë, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in u bëri thirrje dy Koreve dhe aleatëve të tyre – SHBA që mbështesin Jugun dhe Kinën që është partneri më i madh ekonomik i Veriut – të deklarojnë një përfundim zyrtar të konfliktit dhe të sjellin paqe në gadishull.
Ideja u hodh poshtë fillimisht nga një ministër i Koresë së Veriut si “e nxituar”, përcjell UBT News.
Por në një deklaratë të papritur të lëshuar të premten përmes mediave shtetërore, zonja Kim tha se ideja ishte “e admirueshme”.
Megjithatë ajo shtoi se Veriu do të ishte i gatshëm të diskutonte propozimin nëse Jugu ndalonte atë që ajo i quajti “politikat armiqësore” ndaj tyre.
“Ajo që duhet hequr dorë është qëndrimet dypalëshe, paragjykimet jologjike, zakonet e këqija dhe qëndrimi armiqësor për të justifikuar veprimet e tyre, ndërsa fajësojnë ushtrimin tonë të së drejtës për vetëmbrojtje”, tha ajo në një deklaratë.
“Vetëm kur përmbushet një parakusht i tillë, do të ishte e mundur të uleshim ballë për ballë dhe të shpallnim përfundimin domethënës të luftës”./UBTNews/