Koreja e Jugut tha të premten se qëndrimi i saj për të mos ofruar armë vdekjeprurëse për Ukrainën mbetet i pandryshuar, pavarësisht bisedimeve për tregtinë e municioneve që po zhvillohen midis Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.
“Negociatat janë në vazhdim midis kompanive amerikane dhe koreane për të eksportuar municione, në mënyrë që të kompensohet mungesa e inventarit të municioneve 155 mm në SHBA. Kjo po bëhet me premisën se SHBA është përdoruesi përfundimtar”, tha në një deklaratë ministria e mbrojtjes e Koresë së Jugut.
“Politika e qeverisë për të mos ofruar armë vdekjeprurëse për Ukrainën nuk ka ndryshuar”.
Pak kontekst: Deklarata e Koresë së Jugut vjen pasi The Wall Street Journal raportoi, duke cituar zyrtarë amerikanë të njohur me marrëveshjen, se Seuli kishte rënë dakord t’i shiste SHBA-ve armë që do të kishin destinacion Ukrainën./UBTNews/