Koreja e Veriut hodhi dy raketa balistike në det, sipas shefave të përbashkët të Koresë së Jugut.
Kryeministri japonez, Yoshihide Suga e quajti këtë veprim “skandaloz”, duke thënë se kërcënon paqen dhe sigurinë në rajon.
Ky është testi i dytë i armëve i Koresë së Veriut ditët e fundit, pas lëshimit të një rakete të re lundrimi me rreze të gjatë veprimi.
Agjencia shtetërore e lajmeve KCNA i cilësoi ato si “armë strategjike me rëndësi të madhe”./UBTNews