UBT News

Koreja e Jugut shpreh shqetësim për masakrën e supozuar të civilëve në Ukrainë

Graves with bodies of civilians next to apartments blocks in the recaptured by the Ukrainian army Bucha city near Kyiv, Ukraine, 04 April 2022. (Photo by Maxym Marusenko/NurPhoto via Getty Images)

Ministria e Punëve të Jashtme të Koresë së Jugut ka shprehur shqetësimin për masakrën e supozuar të civilëve në Ukrainë.

Zbulimi i trupave të civilëve të shpërndarë nëpër rrugë, si dhe i një varri masiv në Bucha, jashtë Kievit, ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar.

“Një masakër e civilëve gjatë kohës së luftës është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar,” tha ministria në një deklaratë për shtyp të martën.

Ministria tha gjithashtu se mbështet deklaratën e mëparshme të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, i cili kërkonte një hetim të pavarur për vrasjen e civilëve në Bucha./UBTNews/

Exit mobile version