Koreja e Jugut dëshmoi një tjetër rritje të rasteve me Covid-19 pasi vendi raportoi mbi 18 mijë raste të reja në 24 orët e fundit, thanë mediat lokale të martën.
Rastet e reja janë rritur në 18 mijë e 147 nga gjashtë mijë e 253 të hënën, duke e çuar numrin total të rasteve në mbi 18.41 milionë, raportoi Agjencia e Lajmeve Yonhap.
Infeksionet mbarëkombëtare ranë në javët e fundit pasi arritën një kulm prej mbi 620 mijë në mesin e marsit, kur vendi u godit nga varianti omicron.
Me dy viktima të tjera, numri i të vdekurve gjithashtu u rrit në 24 mijë e 576, sipas Agjencisë Koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Autoritetet shëndetësore u kanë bërë thirrje njerëzve që të mbajnë maska megjithë lehtësimin e kufizimeve të distancimit shoqëror muajin e kaluar. /UBTNews/