UBT News

Kore raciste të tifozëve ndaj Anglisë, Hungaria rrezikon dënimin

Hungaria jo vetëm u mund në fushën e lojës nga Anglia, të enjtën në mbrëmje, por tani hungarezët mund të marrin një tjetër humbje dhe këtë herë nga FIFA.

Kjo e fundit ka nisur zyrtarisht hetimet për racizmin e treguar ne Puskas Arena nga tifozët vendas. Nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në Budapest, pasi edhe në Euro 2020 vendasit shfaqën hapur doza të racizmit.

Për këtë arsye UEFA kishte sinjalizuar Hungarinë që ndeshjet si pritëse ti luante me dyer të mbyllura, por përballë Anglisë, stadiumi Puskas Arena ishte në kapacitet të plotë, pasi ndeshja kaloi në juridiksionin e FIFA-s, pasi kjo e fundit është në gjendje të marrë të tilla veprime.

Gjithsesi isntitucioni më i lartë i futbollit ende nuk ka marrë raportin e detajuar dhe përfundimtar nga zyrtarët e takimit, pasi gjatë ndeshjes kishte shumë incidente, duke nisur nga fillimi, me lojtarët vendas, të cilët nuk respektuan protestën kundër racizmit.

Sterling dhe Bellingham ishin shënjestra kryesore e tifozerisë vendase, por nuk munguan edhe këngët raciste apo hedhja e sendeve në fushën e lojës në çdo festë të anglezve pas 4 golave të shënuar.

Gjithsesi FIFA mbetet ende në pritje të raportit zyrtar dhe më pas priet për t’u mësuar vendimi apo dënimi me të cilin do të përballet Hungaria, pas një shfaqje turpëruse përballë nënkampionëve të Europës.

Hungaria e Marko Rosit do të udhëtojë drejt Tiranës për ndeshjen e radhës në grup përballë Shqipërisë, për t’u rikthyer më pas përsëri në shtëpi, në sfidën ndaj Andorrës, por nëse do të ketë mbështetjen e tifozerisë apo jo, kjo mbetet për t’u parë.

Exit mobile version