Qyteti i Korçës është në përgatitje e sipër të përgatitjes së edicionit të radhës të festivalit të birrës, organizim ky i përvitshëm.
Kjo festë e birrës do të mbahet prej 18 deri më 22 gusht, duke shpalosë edhe detaje për programin e kësaj feste.
Faqja zyrtare e këtij festivali ka njoftuar se në këtë festë do të jetë edhe këngëtari serb Goran Bregovic, dhe prurjen e tij në Korçë e vlerësojnë si një mbrëmje kulminante.
Mendohet se ky festival do të ndiqet nga 100 mijë turistë dhe do të mbahet në Terminalin e Ri të Autobusëve, në hyrje të qytetit.
Bregovic ishte nderuar nga Edi Rama edhe si qytetar nderi duke i dhënë çelësin e qytetit të Tiranës sa ishte në krye të Bashkisë, vite më parë.
Me t’u marrë vesh lajmi, moderatorja shqiptare Eva Murati reagoi me anë të një postimi në profilin e saj në Facebook.
Ftesa e një artisti që ka frymëzuar krimet serbë në Kosovë sipas saj është “pas sens dhe logjikë” dhe ajo nuk do të jetë prezente këtë vit në festival.
“NUK DO JEM ATJE KETE VIT! Nuk jam e semure me sindromen e Stockholmit!
Thuhet arti duhet te jete jashte politikes, po perse nga te gjithe kengetaret shqiptare,italiane, angleze etj. perse duhet te merret pikerisht nje kengetar serb qe me kenget e tij ka frymezuar serbet per krimet ne Kosove?!! Pa sens, pa logjike!!!!”, shkruan ajo. /Prive.al