UBT News

Kontroll në një kafeteri në Gjilan: Arrestohen tre persona me armë pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për armëmbajtje pa leje gjatë një operacioni të realizuar sot në qytetin e Gjilanit.

Kontrolli policor është ushtruar ndaj tre burrave, derisa ata po qëndronin brenda një kafeterie. Gjatë kontrollit fizike, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale tri armë zjarri dhe një mjet të ftohtë.

Sipas njoftimit zyrtar, janë sekuestruar:

  • Një pistoletë e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe 10 fishekë;
  • Një pistoletë e llojit TT e kalibrit 7.62 mm me një karikator dhe 8 fishekë;
  • Një pistoletë e llojit “Sig Sauer” e kalibrit 9×19 mm me një karikator dhe 7 fishekë;
  • Një mjet i ftohtë (thikë).

Të tre të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor ku janë intervistuar sipas procedurave ligjore. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. /E.A/

Exit mobile version