UBT News

Kontrata me Contour Global shkon në Arbitrazh

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit bën të ditur se ka marrë njoftim për hapjen e kontestit me investitorin Contour Global, lidhur me çështjen e termocentralit “Kosova e Re”.

“Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit ka mbërritur njoftimi nga Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar (International Centre for Settlement of Investment Disputes), përmes të cilit jemi njoftuar për hapjen e kontestit me investitorin Contour Global.Më datë 24.05.2020 ka qenë e paraparë që të bëhet Mbyllja Financiare e projektit Termocentrali “Kosova e Re””, njofton Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.

Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, në bashkëpunim me Avokaturën e Shtetit ka marrë masa që ky proces të ndiqet dhe çështja të mbrohet në mënyrën më të mirë të mundshme./UBTNews

Exit mobile version