Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Mirjana Spoljaric Egger, ndihmëse e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, njëherësh ndihmës administratore e UNDP dhe Drejtoreshë e Zyrës Rajonale të UNDP për Evropë dhe Komonuelthin e shteteve të pavarura (CIS).
Në takim u diskutua për bashkëpunimin e deritashëm ndërmjet Kuvendit dhe UNDP-së, si dhe për planet dhe projektet e ardhshme që pritet të realizohen.
Gjithnjë në frymën e forcimit të partneritetit, u shtrua nevoja e intensifikimit të bashkëpunimit të Kuvendit me parlamentet e vendeve tjera, në veçanti për zhvillim të qëndrueshëm dhe fusha të tjera në interes të vendit.
Me këtë rast, Egger konfirmoi përkushtimin e UNDP për vazhdimin e bashkëpunimit të afërt me institucionet e Kosovës.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, shprehu gatishmërinë për bashkërendimin dhe thellimin e partneritetit të ndërsjellë.