Kongresisti amerikan, Ritchie Torres ka vlerësuar rolin e Kosovës si aleati më i madh në rajon në Ballknin Perëndimor i Shteteve të Bashkuara.
Gjatë takimit të zhvilluar ditë më parë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ai ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi në rrjete sociale.
“Shtetet e Bashkuara nuk njohin aleat më të madh në Ballkanin Perëndimor sesa Kosova”, ka shkruar Torres i cili është bashkëkryetar i Grupit për Çështjet Shqiptare në Kongresin e SHBA-së dhe përfaqësues i komunitetit shqiptar në Bronx.
Për këtë takim të zhvilluar në Nju Jork, më herët ka shkruar edhe Osmani, e cila e ka falënderuar kongresistin Torres për kontributin e tij në forcimin e partneritetit strategjik Kosovë-SHBA.
“Mirënjohës për përkushtimin e tij të palëkundur në mbështetje të Republikës së Kosovës dhe për kontributin e vazhdueshëm në forcimin e partneritetit tonë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Osmani./Kosovapress