UBT News

​Konfiskohen dy armë zjarri në Suharekë

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në Suharekë në dy raste të ndara ka konfiskuar dy armë zjarri. Në rastin e parë, gjatë kontrollit në automjetin Audi 4G, me targa vendore të cilin e drejtonte dëshmitari, në ulësen e pasme të automjetit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 23 fishekë, në pronësi të dyshuarit S. M. (33).

Ndërsa në rastin e dytë, po ashtu njësia policore në Suharekë i është përgjigjur një rast vetaksident trafiku me lëndime në Terrnje. Policia ka kontaktuar të dyshuarin XH.B. (62), i cili ishte vetaksidentuar me veturë e tij.

Zyrtarët policorë kanë vërejtur se i njëjti mbante në brez një armë pistoletë të tipit, Ekol Special, kalibri 9 mm me karikator me tre fishekë të kalibrit 7.65 mm, të cilën në cilësinë e provave materiale e kanë konfiskuar në vendin e ngjarjes.

Pistoleta duket të ketë qenë me gaz, por e konvertuar në armë zjarri. Pas intrervistimit, me urdhër të prokurorit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprën penale mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës.

Exit mobile version