UBT News

Konfiskohen 100 paketime me barna në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me barna në pikën kufitare në Vërmicë.

Nga dogana përmes një njoftimi thonë se në një automjet me targa të Shqipërisë kanë hasur në rreth 100 paketime me barna me banderolla të Shqipërisë. Ata kanë njoftuar se të gjithë mallrat e gjetura janë konfiskuar.

“Me ketë rast ka shkaktuar kundërvajtje doganore, të gjitha mallrat janë konfiskuar”, thuhet në njoftim. 

Exit mobile version