UBT News

Konfirmohet trajneri i Newcastle për ndeshjet e radhës

Skuadra me pronarët më të pasur në botë Newcastle Unitedka shkarkuar sot trajnerin e saj, Steve Bruce, ku edhe e ka bërë të ditur emrin e trajnerit për ndeshjen e radhës kundër Crystal Palace.

Menjëherë pas blerjes nga sheikët e Arabisë Sauditë, skuadra e Newcastle në xhiron e fundit të Premier Ligës angleze pësoi humbje me rezultat 3:2 nga Tottenham.

Fillimisht spekulohet se krerët e rinj do t’ia besojnë detyrën Bruce deri në fund të këtij edicioni, por pas humbjes xhiron e kaluar, dhe pas tetë ndeshjeve pa fitore, Bruce shkarkohet sot.

“Newcastle United mund ta konfirmojë sot që Steve Bruce është larguar nga pozita e tij e trajnerit me vendim të përbashkët”, shkruante në komunikatën zyrtare për media të Newcastle.

Po ashtu, klubi anglez e konfirmoi se kush do të jetë trajneri i radhës për klubin në ndeshjet e ardhshme, respektivisht në ndeshjen kundër Crystal Palace në Premier Ligë.

“Graeme Jones do të udhëheqë skuadrën si trajneri i përkohshëm, duke filluar që nga ndeshja kundër Crystal Palace”, shkruante më tej në komunikatën e Newcastle.

Sipas spekulimeve të fundit që po qarkullojnë nëpër media, trajnerët që skuadra e Newcastle mund t’i synojë si zëvendësim të Steve Bruce janë Steven Gerrard, Frank Lampard, Antonio Conte dhe Eddie Howe.

Exit mobile version