Krijuesi i serialit “Squid Game” konfirmoi se shfaqja e famshme do të rikthehet me sezonin e dytë.
Regjisori dhe skenaristi, Hwang Dong-hyuk, tha se nuk kanë “zgjidhje tjetër” përveç ta krijojnë edhe një sezon të dytë pas popullaritet global të dramës distopike.
“Ka pasur kaq shumë presion, kaq shumë kërkesa dhe kaq shumë interes për një sezon të dytë të serialit. Kam filluar të mendoj për të. Aktualisht jam në procesin e planifikimit. Por unë mendoj se është shumë herët për të thënë se kur dhe si do të ndodhë kjo. Kështu që për momentin do t’ju premtoj këtë, Gi-hun do të kthehet dhe ai do të bëjë diçka më shumë për botën”, deklaroi regjisori gjatë një ngjarjeje speciale në Los Angeles.
Drama për mbijetesë arriti një vlerësim mbarëbotëror pasi u publikua në fillim të këtij viti, duke tërhequr 111 milionë shikues sipas shifrave të vetë Netflix./UBTNews