Një person nga Velesi është rasti i katërt në Maqedoni të Veriut i konfirmuar me llojin Delta të koronavirusit.
Ndërkohë 4 persona të tjerë të dyshuar janë duke u analizuar nëse janë infektuar me Delta. Rezultatet e tyre do jenë gati deri në fund të ditës.
Asnjëri nga këta pacientë nuk është i vaksinuar, këtë e konfirmoi edhe vetë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Sipas tij, pacienti nga Velesi është me pasqyrë të lehtë klinike të sëmundjes.
Megjithatë u shpreh se gjendja është nën kontroll dhe se në mbledhjen e ardhshme të KSI-së do të diskutohet edhe për hapat e mëtejmë./AlsatM