Siç konfirmohet nga gazetari i njohur, Fabrizio Romano, gjiganti spanjoll Real Madrid ka arritur marrëveshje me skuadrën e Monacos për transferimin e Aurelien Tchouamenit.
Marrëveshja është arritur për 80 milionë euro plus bonuset, ndërsa marrëveshja e plotë për yllin francez kap shifrën e 100 milionë eurove.
Tchouameni kishte marrëveshje personale me Realin për një kontratë pesë vjeçare pasi që dëshironte me çdo kusht kalimin te Reali, dhe jo në një klub tjetër.
Gjiganti francez, Paris Saint-Germain ishte i gatshëm që të ofroj një shumë më të lartë se Reali për Tchouamenin, por ata u larguan nga bisedimet të premten pasi që Tchoumeni nuk po konsideronte tjetër opsion.
Po ashtu interesim në Tchouamenin kishte treguar edhe Liverpooli, ku kishte kontakte direkte me agjentin e tij, por Real Madridi u tregua më bindës në bisedime pasi që dështoi marrëveshja për Kylian Mbappe.
Njoftimi zyrtar nga Reali do të publikohet pasi që të përfundohen testet mjekësore dhe marrëveshjet mes klubeve të jenë të gatshme dhe të përfundohen.