UBT News

Konfirmohet nga klubi: Etrit Berisha është shtruar në spital

Mediat italiane janë duke raportuar se portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, është shtrirë në spital për shkak të virusit corona.

Klubi italian SPAL, atje ku luan portieri shqiptar, ka konfirmuar se Berisha është shtruar në spital, në një komunikatë zyrtare të lëshuar më herët.

“SPAL njofton se pas infektimit me COVID-19, në orët e kaluara portieri bardhë e blu, Etrit Berisha, u shtrua në departamentin e specializuar për COVID-19 të spitalit Cona, për të kryer kontrollë klinike”, thuhet në komunikatën e klubit italian./UBTNews

Exit mobile version