Anthony Joshua dhe Tyson Fury do të njoftojnë për zhvillimin e mega-luftës së tyre në vlerë prej 200 milionë funteve pasi raportohet se tashmë kanë rënë dakord për kushtet financiare.
Të dy kampionët e botës në pesha të rënda do të takohen këtë verë, në qershor ose korrik, për të përcaktuar sundimtarin e parë të padiskutueshëm të divizionit që nga Lennox Lewis në vitin 1999.
Lufta ka të ngjarë të zhvillohet në Lindjen e Mesme me Arabinë Saudite si vendin që është në pole pozicion që kishte pritur revanshin e Joshuas me Andy Ruiz Jr në vitin 2019, përcjell KosovaPress.
Joshua dhe Fury ranë dakord për kushtet financiare vitin e kaluar me të dy kampionët që do të fitojnë nga 50 përqind të të ardhurave, pra nga 100 milionë për secilin.
“Lufta është shumë afër të bëhet tani. Është e gjitha e lidhur me COVID-19 por mendoj se do të zhvillohet në qershor ose korrik. Do të jetë një marrëveshje me dy luftëra dhe varet se çfarë do të ndodhë në të parën.” tha agjenti Warren Nick Parkinson.