UBT News

Konfirmohet lëndimi i Kumbullës, ja sa do t’i mungojë Romës ylli shqiptar

Skuadra e Romës këtë sezon po vazhdon me paraqitje bindëse në Serie A, ku mbrëmë e mposhti skuadrën e Monzas me shifrat 3:0, fitore kjo e cila “Giallorossët” i ngjiti në vendin e parë në tabelë.

Ylli i ndeshjes padyshim ishte argjentinasi, Paulo Dybala, i cili kontribuoi me dy gola për skuadrën e Jose Mourinhos, ndërsa fitoren e vulosi Roger Ibanez me golin e fundit të ndeshjes.

Ndërkaq, titullar në këtë fitore ishte edhe mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla, të cilit iu nevojit që të largohet nga loja si pasojë e një dëmtimi.

Tani, skuadra e Romës e ka konfirmuar shkallën e lëndimit të yllit shqiptar, ku Kumbulla pritet të mungojë tre deri në katër javë.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka tërhequr muskulin e këmbës së majtë, ndërsa thuhet se mund të rikthehet në kohë për derbin e 2 tetorit kundër Interit.

Exit mobile version