UBT News

Konfirmohet “Joker 2”

Princi klloun i krimit po vjen me një episod të dytë. Regjisori i filmit, Todd Phillips postoi një fotografi në Instagram të një kopertine të skenarit duke konfirmuar se ai është duke punuar në pjesën e dytë të filmit që do të titullohet “Folie à Deux”.

Kjo me sa duket konfirmon që Phoenix do të kthehet për të ripërsëritur rolin e tij në vazhdimin e filmit të vitit 2019.

Ndërsa detajet e skenarit ende nuk dihen, “Folie à Deux” përkufizohet si një çrregullim psikologjik ku i njëjti ose çrregullim i ngjashëm mendor prek dy ose më shumë njerëz. Duke qenë se “Joker” njihet për marrëdhënie të varura psikologjike me personazhe si Batman dhe Harley Quinn, ky titull duket i përshtatshëm.

Phoenix u shpërblye me “Oscar” në vitin 2020. “Joker” u inspirua nga filmat “Taxi Driver” dhe “The King of Comedy”./UBTNews/

Exit mobile version