UBT News

Konfirmohen të gjitha skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës

Të enjten janë zhvilluar pesë duelet e fundit në kuadër të 1/16 së finales në Kupën e Kosovës në futboll.

Me skuadrat e kualifikuara gjatë ditës së sotme është kompletuar lista me 16 ekipet që e kanë siguruar pjesëmarrjen në të tetën e finales së kësaj gare.

Istogu dhe 2 Korriku janë skuadrat e vetme që kanë befasuar, ndërkohë që nga përballjet tjera u kualifikuan favoritët.

Në vazhdime shkuan vetëm dy ndeshje, ajo mes Malishevës dhe 2 Korrikut (e fituar nga kjo e fundit) dhe triumfi i Flamurtarit kundër Drenasit.

Më poshtë lista me 16 skuadrat e kualifikuara në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll:

2 Korriku

A&N

Arbëria

Ballkani

Drenica

Drita

Dukagjini

Feronikeli

Ferizaji

Flamurtari

Gjilani

Istogu

Llapi

Prishtina

Trepça ‘89

Ulpiana

Exit mobile version