UBT News

Konfirmohen katër çiftet çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve

Me katër ndeshjet e sontme, janë konfirmuar tetë skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi do të ndeshet me Arsenalin në çerekfinale, pasi e eliminoi Atletico Madridin pas ekzekutimit të penalltive.

Arsenali në anën tjetër e eliminoi me rezultat të thellë PSV-në.

Barcelona që e eliminoi Benfican në çerekfinale do të ndeshet me Borussia Dortmundin që e “rrëzoi” Lillen e Edon Zhegrovës. Bayern Munich që e mposhti rivalin gjerman, Bayer Leverkusen do të ndeshet me Interin që e eliminoi Feyenoordin.

Dhe në çerekfinalen e fundit, PSG do të përballet me Aston Villan.

Exit mobile version