UBT News

Komunat shënuan progres për mos inicim të aktiviteteve të prokurimit të paplanifikuara

Komunat kanë shënuar progres sa i përket mos inicimit të aktiviteteve të prokurimit të paplanifikuara, thuhet në raportin “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” të publikuar nga Iniciativa për Progres (INPO) të mërkurën.

Hulumtuesi i Lartë në Iniciativa për Progres INPO, Qëndrim Arifi tha se ky raport përfshin më shumë se 80 aktivitete. Ai shtoi se ky raport ka analizuar për secilën komunë nga dy kontrata.

Hulumtuesja në këtë organizatë, Lorenta Alija derisa ka prezantuar gjetjet kryesore të raportit tha se nga 14 komuna që kanë iniciuar tenderë të paplanifikuar me planin përfundimtar të prokurimit, këtë vit vetëm 5 prej tyre kanë vepruar kësisoj.

“Krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit komunat kanë shënuar progres sa i përket mos inicimit të aktiviteteve të prokurimit të paplanifikuar. Nga 14 komuna që kanë iniciuar tenderë të paplanifikuar me planin përfundimtarë të prokurimit, këtë vit vetëm 5 prej tyre kanë vepruar kësisoj, respektivisht Komuna e Deçanit, Dragashit, Gjilanit, Prishtinës dhe Prizrenit. Ndërkaq, të papërmisueshme mbesin Komuna Dragashit, Deçanit dhe Prizrenit”, tha Alija.

Monitoruesi i inciativës për Progres INPO, Valmir Ilazi ka përmendur disa nga rekomandimet për këto gjetje.

Ai tha se Komuna Deçanit, Dragashit, Gjilanit, Prishtinës dhe Prizrenit te sigurohen se iniciojnë tender në përputhje të plotë me planin e prokurimit.

Raporti “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës”, është mbështetur nga Departamenti i Shtetit Amerikan – Byrosë Ndërkombëtare për Çështje të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit. 

Exit mobile version