Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj së bashku me zyrtarë të GIZ-it gjerman janë dakorduar sot për investime të reja në ambient të cilat do të kapin shumën rreth 50.000, 00 euro.
E gjithë kjo do të bëhet sipas një Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Suharekës, GIZ dhe GLV Natyra. Kryetari Muharremaj, lidhur me këto investime të reja në ambient, ka shtuar se:
“Sot pas një takimi me zyrtarë të GIZ, u dakorduam për një Memorandum Mirëkuptimi mes Komunës së Suharekës, GIZ dhe GLV Natyra për zbatimin e aktiviteteve nën iniciativën “Punë për Komunitetin”, në projektin pastrimi, zgjerimi dhe rregullimi e shtratit te lumit që kalon në Leshan dhe Tërrnje. Këtë projekt e mbështet Ministria Federale Gjermane për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim përmes GIZ.”