Kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Zhvillim Rajonal Qendër për realizimin e projektit “ Përkrahja dhe fuqizimi i grave në agrikulturë”.
Sipas njoftimit të komunës, në kuadër të projektit të paktën 6 gra do të mbështeten në synimet e tyre.
“Projekti do të përfshijë donacion i pajisjeve i vlerës mesatare prej 1000-1500 euro. Organizimi, trajnimi dhe B2B sipas nevojave te përfitueseve, si dhe Monitorimi i grave të mbështetura. Për kohen dhe mënyrën e aplikimit iu njoftojmë në vazhdim”, thuhet në njoftim.