UBT News

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët që nuk kanë deklaruar adresën zyrtare se do kenë kufizime në dokumente civile

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët se duke filluar nga sot nuk do të ofrohen shërbime për dokumente civile në e-Kosova dhe në e-kioska nëse nuk është regjistruar adresa zyrtare e banimit.

Qytetarët që nuk kanë deklaruar adresën zyrtare, do të kufizohen në lëshimin e dokumenteve si; ekstrakti i lindjes, certifikata e vendbanimit, certifikata e shtetësisë, certifikata e bashkësisë familjare.

Megjithatë kufizime nuk do të ketë në çasjen e dokumenteve si; certifikata e lindjes, e martesës, e gjendjes martesore dhe e vdekjes, dhe poashtu nuk do ketë kufizime në regjistrime të reja si; lindjes, martesës dhe vdekjes.

Ndërlidhja e adresës zyrtare mund të bhëet përmes Agjencinë Kadastrale të Kosovës (AKK) – sportelet 1 dhe 2 në objektin e vjetër të Komunës së Prishtinës, në sportelet e gjendjes civile në objektin e ri të Komunës së Prishtinës dhe online përmes e-Kosova.

Exit mobile version