Komuna e Obiliqit njofton qytetarët se nga sot e deri më 31.08.2021 do të zgjatet orari i punës në Zyrën e Gjendjes Civile dhe Zyrën Pritëse nga ora 8:00-18:00.
Kryetari Xhafer Gashi ka thënë se hapësira në pjesën e përparme në oborrin e komunës do të lëshohet në shfrytëzim të parkingut për bashkatdhetarët, 24 orë pa pagesë.
Postimi i plotë:
Bashkatdhetarë, mirë se erdhët në vendlindje! Muaji korrik dhe gusht janë muaj të diasporës sonë shqiptare, kësisoj duke filluar nga data e sotme 1 korrik 2021 deri më datën 31 gusht 2021, kemi bërë zgjatjen e orarit të punës deri në ora 18:00 për Zyrën e Gjendjes Civile dhe Zyrën Pritëse të komunës së Obiliqit, për të kryer shërbime për qytetarët e në veçanti për bashkatdhetarët tanë.
Po ashtu, hapësira në pjesën e përparme të oborrit të komunës lëshohet në shfrytëzim të parkingut për bashkatdhetarët. Hapësira lejohet për shfrytëzim 24 orë pa pagesë! Mërgatë shqiptare, ju uroj pushime të këndshme në vendlindje!