UBT News

Komuna e Mitrovicës do të ndajë nga 200 euro për fëmijët e lindur në vitin 2020

Ndertesa e Komunes se Mitrovices. 10.06.15, Mitrovica. Photo: Atdhe Mulla

Komuna e Mitrovicës do të ndajë nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2020. Kështu u vendos në mbledhjen urgjente të kuvendit të komunës, ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte propozim-vendimi për rialokimin/transferin e mjeteve financiare nga fondi rezervë.

Me këtë rast, zyrtari kryesor financiar, Adem Fazliu, ka njoftuar asamblistët lidhur me shkresën e Ministrisë së Financave për shfrytëzimin e mjeteve të ndara në kategorinë e shpenzimeve të fondit rezervë, që ka qenë i paraparë për mbulimin e obligimeve me rastin e aprovimit të ligjit të pagave në sektorin publik, e meqë ky ligj nuk hyri në fuqi, nga shuma e përgjithshme e ndarë për komunat e Kosovës, komuna e Mitrovicës ka përfituar 1.5 milionë euro.

“Ku pas disa diskutimesh, kjo pikë me shumicë votash është miratuar nga asamblistët komunal, me ç’ rast 240 mijë janë destinuar për Drejtorinë e Mirëqenies Sociale, ku 120 mijë euro do të ndahen për të porsalindurit, duke i subvencionuar me nga 100 euro çdo grua (nënë) që ka lindur në vitin 2020, ndërsa shuma tjetër do të ndahet për pagesa të qirasë së banimit të familjeve me asistencë sociale, 50 mijë euro për Drejtorinë e Shëndetësisë si dhe pjesa tjetër do të destinohet për investime kapitale.”, njofton komuna e Mitrovicës./UBTNews

Exit mobile version