UBT News

Komuna e Lipjanit dënon vjedhjen e kapakëve të ujëmbledhësve

Komuna e Lipjanit ka dënuar rastet e vjedhjeve të kapakëve të ujëmbledhësve që po ndodhin në disa rrugë të qytetit.

Sipas njoftimit të komunës, rasti i fundit ka ndodhur në rrugën prej udhëkryqit Gllogovc-Rubovc deri te stadiumi i qytetit, ku janë dëmtuar dhe janë marrë dhjetëra kapakë të ujëmbledhësve.

“Komuna apelon tek të gjithë qytetarët që të lajmërojnë në organet kompetente të gjithë dukuritë negative sikurse ky rasti fundit sepse po dëmtohet edhe infrastruktura rrugore”, thuhet në reagimin e komunës./UBTNews

Exit mobile version