Reshjet e shiut që po vazhdojnë edhe sot nga dita shtunë, nuk kanë shkaktuar vërshime në Komunën e Ferizajt.
Këtë e ka konfirmuar Skender Kurti, udhëheqës i sektorit të emergjencave në këtë komunë.
Kurti tha se në përgjithësi gjendja është e qetë, sipas tij në rast nevojë ekipet janë të gatshme për intervenim.
“Në komunën e Ferizajt në përgjithësi gjendja është e qetë, do të thotë situatë e qetë deri më tani prej vërshimeve edhe përmbytjeve. Nuk kemi asnjë rast që është raportuar deri më tani, kështu që edhe e kemi gjendjen në kontroll. Ekipet e menaxhimit të emergjencave janë në terren duke përcjell situatën, dhe kështu deri më tani jemi qetë… Jemi të gatshëm për të intervenuar në çdo rast”, tha Kurti.
Ndryshe, reshjet e shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati ka ndikuar që të ketë vërshime edhe në qytetin e Gjakovës dhe disa fshatra në komunën e Vushtrrisë, Istogut e Pejës.