Komuna e Dragashit ka marrë vendim për t’i përkrahur financiarisht personat e infektuar me COVID-19, si dhe familjarët e viktimave.
Sipas njoftimit të komunës, shuma e përgjithshme e ndarë për këta persona është 120 mijë e 860 euro. Bëhet e ditur se familjarët e viktimave të COVID-19 do të përkrahen financiarisht me nga 950 euro.

“Për personat e shpallur me SARS Cov2 nga IKSHPK, shuma e subvencionimit do të ndahet proporcionalisht në bazë të aplikacioneve dhe buxhetit. Për familjarët e ngushtë të personave të vdekur me SARS CoV2, shuma e subvencionimit do të jetë 950 euro”, thuhet në njoftim./UBTNews