Komuna e Prishtinës fillimisht u ka dhënë afat operatorëve ekonomik që brenda 15 ditëve të përfundojnë punimet në rrugën “Muharrem Fejza”, por që gjatë së premtes kanë arritur një marrëveshje.
Drejtori i Investimeve Kapitale, Gëzim Mehmeti në një intervistë për Ekonomia Online thotë se instalimet nëntokësore në rrugë janë jashtë çdo standardi, prandaj edhe janë shkaktua vonesa.
“Ne kemi planifikuar që brenda 15 ditëve segmenti i parë nga rrethrrotullimi të përfundojë. Kjo nënkupton që të gjitha instalimet nëntokësore janë në përfundim e sipër. Kjo e lehtëson në masë të konsiderueshme qarkullimin e banorëve qasjet në dy rrugët që janë anësore. Ne jemi në koordinim të plotë me kompanitë operatorët ekonomik që janë duke punuar në rrugën Muharrem Fejza. Jemi duke bërë presion që punimet nëntokësore të përfundojnë sa më parë. Instalimet në rrugë për fat të keq kanë qenë jashtë çdo standardi”.
“Na nuk kemi shënime sa i përket instalimeve nëntokësor e sepse ka shumë qasje ilegale, pastaj vjen deri te prishja. Gypi është dashur të vendoset 70cm, por është vendosur në 20cm. Sanksionet ndaj tyre janë penalizimet, por esenca është tu bëjmë presion që t’i kryejnë punimet sepse çdo vonesë ndikon që ne me operatorë ekonomik që kemi të kontraktuar të prolongohen punimet dhe jemi të angazhuar që të kalojmë sa më parë në instalime nëntokësore pastaj shtrimin e asfaltit, tha Mehmeti”.
Mes tjerash, ai tha se gjatë së premtes kanë zhvilluar takim me operatorë ekonomik e të cilët janë zotuar do të ketë një kanal prej 4 tubave.
Sipas tij, në rrugën “Muharrem Fejza” nuk ka qenë e planifikuar shtrirja e rrjetit të ngrohjes Termokosit.
“Sot kemi pasur prape takim me operatorë në rrugë të cilët kanë përfunduar dhe zotimet janë kemi gjetur zgjidhje do të ketë një kanal prej 4 tubave të cilët do të jenë me standarde”.
“Në rrugën ‘Muharrem Fejza’ nuk ka qenë i planifikuar shtrirja e rrjetit të ngrohjes Termokosit dhe ne kemi qenë para dy zgjidhjeve të mos i lejohet Termokosit dhe banorët të mos kenë qasje në nxehjen qendrore sepse ndikon në ndotjen e ambientit dhe i kushton banorëve të kësaj lagje. Të gjitha vonesat vijnë për shkak të operatorëve ekonomik në këtë rast rrjetit të ngrohjes. Çdo gjë është në të mirë të qytetarëve instalimet nëntokësore në këtë rast nxehjes qendrore të Termokosit”.