Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi” Sh.A-Prishtinë nga sot nuk do të bëjë grumbullimin e mbeturinave. Kjo meqë siç ka njoftuar kjo kompani i janë bllokuar xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës (KMDK) me të cilat kryen shërbime bankare.
“Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare. Po ashtu, Kompania ‘Pastrimi’, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave. Kompania ‘Pastrimi’, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problemi”, thuhet në komunikatën për medie nga kjo kompani.