Kompania e pasurive të paluajtshme e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, u shpall fajtore të martën për kryerjen e një skeme kriminale 15-vjeçare për të mashtruar autoritetet tatimore, duke shtuar vështirësitë ligjore me të cilat përballet ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa ai po bën fushatë për zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
Organizata Trump, e cila ka hotele, fusha golfi dhe pasuri të tjera të paluajtshme në mbarë botën, do të përballet me gjoba për akuzat. Shuma e saktë do të përcaktohet nga gjyqtari që mbikëqyr gjykimin në gjykatën e shtetit të New Yorkut.
Kompania u deklarua e pafajshme./UBTNews/