Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka mbajtur mbledhjen e radhës.
Kryetarja e këtij Komisioni Duda Bajle, tha se kanë vendosur që të shtojë edhe një emërtim të ri në këtë Komision e që është viktimat e dhunës seksuale të luftës, me qëllimin e vetëm që edhe ata te jenë pjesë e fushëveprimit në këtë të tyre.
“Kemi shtuar një emërim të ri në Komision pra që të kemi një fushëveprim të ri, ku edhe viktimat e dhunës seksuale të luftës të jenë pjesë këtu”, tha Bajle.
Në këtë Komision u bë edhe shqyrtimi i peticioneve, ku ka raportuar Marigona Geci nga LDK-ja.
Ajo theksoi se kanë pranuar gjashtë peticione, si individuale ashtu edhe të tjera, peticione që kanë të bëjnë me prona si dhe peticione që lidhen edhe me çështje tjera.
“Kemi pranuar gjashtë peticione ku kryesisht kanë qenë peticione nga individë por edhe në grupe”.
“Peticionet të cilat i kemi marrë kanë qenë për çështje të ndryshme për të cilat lidhen me problemet e atyre që i kanë dërguar këto peticione, kryesisht me prona, financa”, tha Geci.