Chelsea e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme edicionin e ri garues 2021/22 duke e fituar trofeun e Superkupës së Evropës duke e mposhtur Villarrealin pas ekzekutimit të penalltive pasi rezultati pas kohës së rregullt dhe vazhdimeve ishte i barabartë 1-1.
Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte vendimi i trajnerit të Chelseat, Thomas Tuchel i cili në minutën e 119′ të ndeshjes vendosi që ta largonte nga loja portierin Eduar Mendy duke e zëvendësuar ata me Kepa Arrizabalaga që në fund doli vendim i drejtë pasi Kepa priti dy penallti duke ia siguruar kështu fitoren “Bluve” të Londrës.
Të dy portierët e kanë komentuar vendimin e trajnerit gjerman duke i vlerësuar lartë cilësitë dhe kontributin e njëri-tjetrit për klubin.
“Unë jam i lumtur sepse fituam”, tha Mendy. “Unë e dija që nga viti se kaluar se nëse Kepa zbret në fushë ai do të ndihmojë ekipin. Është një punë ekipore. Ne luajmë për Chelsean dhe për suksesin e këtij klubi. Ne e bëmë këtë sot së bashku”, theksoi ai.
Ndërsa Kepa e pranoi se kjo nuk është një situatë e zakonshme duke thënë se Meëndy ishte njëri nga më meritorët që ndeshja shkoi drejt penalltive.
“Nuk është një situatë tipike, por arritëm në penallti pasi Edouard bëri një punë fantastike. Në fund ne fituam dhe jemi shumë të lumtur. Isha gati sepse e dija që kjo mund të ndodhte. Unë u përpoqa të isha gati mendërisht dhe fizikisht dhe ia dola”, tha në fund Mendy.