Aktori dhe komediani britanik, Russell Brand është akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe abuzim midis viteve 2006 dhe 2013 në kulmin e famës së tij, thuhet në hetimin e përbashkët nga tri organizata britanike të lajmeve.
Katër gra, të cilat e njohin atë, pretenduan se Brand i sulmoi seksualisht gjatë një periudhe kur ai punonte për BBC Radio 2 dhe Channel 4 dhe shfaqej në filma të Hollivudit, thuhet në hetimin e The Sunday Times, The Times dhe Channel 4 Dispatches.
Siç raporton The Times, një grua e akuzoi atë për përdhunim, ndërsa një tjetër tha se Brand e sulmoi atë kur ishte vetëm 16-vjeçare. Dy nga akuzueset raportuan se incidentet ndodhën në Los Anxhelos.
Brand u bë i famshëm me stand-up komedi në Britani të Madhe në fillim të viteve 2000./UBTNews/