Së shpejti, Teatri i Qytetit “Hadi Shehu” do të ngrejë siparin për shfaqjen e re “Thashethemet”, një komedi e bazuar në veprën e njohur të Neil Simon.
Shfaqja sjell në skenë situata që të gjithë i njohim, pasi të gjithë jemi hasur me thashetheme të paktën një herë në jetë. Me humor dhe ritëm të shpejtë, aktorët eksplorojnë fuqinë dhe pasojat e fjalëve që qarkullojnë nga njëri tek tjetri, duke krijuar momente qesharake, por edhe reflektuese për audiencën.
Në rolet kryesore do të shohim Arbies Komoni, Altina Kusari, Besfort Berberi, Edmund Hafizademi, Edi Gjakova, Elida Shasivari, Ulera Pylla, Vlora Dervishi dhe Ylber Mehmeti, të cilët premtojnë të sjellin energji, dinamizëm dhe situata të papritura në skenë.
Premiera e “Thashethemeve” pritet të mbahet shumë shpejt, dhe publiku ftohet të bëhet pjesë e një komedie që premton të sjellë të qeshura, emocione dhe argëtim pa fund.
Mos i besoni çdo fjale… por merrni pjesë dhe shihni si shpalosen thashethemet në skenë!
