Kombëtarja Shqiptare ka vazhduar fazën përgatitore për Euro 2024 në Austri, duke zhvilluar një seancë të lehtë stërvitore me lojtarët që nuk morën pjesë ose luajtën pak minuta në miqësoren ndaj Lihteshtejnit. Ekipi është në gjendje të mirë fizike, pa probleme për asnjë lojtar.
Sot, skuadra realizoi fotot zyrtare përpara Europianit, duke veshur kostumet e atelier “Altin Mici”. Atelier ka kujdesur imazhin e kuqezinjve dhe ka përgatitur një set veshjesh speciale për ekipin dhe stafin kuqezi.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka shprehur kënaqësinë për bashkëpunimin e vazhdueshëm me atelier “Altin Mici”, duke e vlerësuar atë si një partner të rëndësishëm për Kombëtaren. Kostumet e stiluara nga atelier Mici do të vishen nga të gjithë lojtarët në Europian, duke reflektuar një përpjekje të përbashkët për të prezantuar ekipin në mënyrë të përsosur në skenën ndërkombëtare./UBTNews/