Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sot (e premte) miqësoren e parë në kuadër të përgatitjeve për Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos sfidojnë Kilin në Parma të Italisë.
Një provë e vërtetë pasi kundërshtarët renditen në skuadrat e nivelit mbi mesatar, madje janë shpeshherë janë pjesë e Kupës së Botës si dhe Kupës së Amerikës.
Kili, duket kundërshtari i duhur për trajnerin Sylvinho i cili ka ende për të marrë disa përgjigje nga futbollistët, sidomos te pjesa ofanzive ku shumë emra janë në garë për një vend. Sa i takon formacionit të mundshëm, trajneri brazilian pritet të luajë me skemën 4-2-3-1.
Dueli mes Shqipërisë dhe Kilit luhet në “Ennio Tardini” të Parmës me fillim nga ora 20:45. Teksa ndeshja e radhës do të zhvillohet ndaj Suedisë, në “Friends Arena”, në Suedi me 25 mars./UBTNews/