Stërvitja e Kombëtares së Kosovës në futboll nuk do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, ka njoftuar Federata e Futbollit të Kosovës.
Ky vendim është marrë për shkak të kushteve jo të mira atmosferike si dhe ruajtjen e fushës së stadiumit.
Sipas njoftimit të FFK-së, stërvitja do të mbahet në fushën e Kampit Nacional Edukativ në Hajvali në orën 16:00.