Gjatë paradites së sotme, Kombëtarja e Kosovës është nisur për në kryeqytetin e Irlandës së Veriut, ndërsa para pak çastesh kanë mbërritur në Belfast, ku ditën e shtune do ta zhvillojnë ndeshjen si mysafire në kuadër të këtij edicioni të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” tani do të akomodohen në Belfast, kurse me fillim nga ora 17:30 nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse, do ta zhvillojnë stërvitjen e fundit para ndeshjes së nesërme.
Kosova ka zhvilluar përgatitje që nga dita e hënë për ndeshjen si mysafire kundër Irlandës së Veriut, ndeshje kjo e parafundit në kuadër të edicionit aktual të Ligës së Kombeve.