Sot (e premte) me fillim nga ora 17:00, Kombëtarja e Kosovës do të përballet në udhëtim ndaj Armenisë, në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars.
Dardanët do të “debutojnë” sot me selektorin e ri, Franco Foda, i cili u emërua në krye të detyrës muajin e kaluar.
Kjo përballje është paraparë të zhvillohet në ‘Vazgen Sargsyan Republican Stadium’ të Yerevanit.
Përveç Armenisë, Kosova do të luajë edhe një miqësore tjetër këtë muaj, të martën e javës së ardhshme ndaj Hungarisë, në Budapest./UBTNews/