Kombëtarja e Kosovës tashmë ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut, aty ku edhe do të zhvillojë nesër ndeshjen historike në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.
Nën masa të rrepta sigurie, ekipi kombëtar i Kosovës është përcjellur nga policia maqedonase, ku është akomoduar në njërin prej hoteleve të shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Ekipi Kombëtar i Kosovës, ka arritur pa asnjë incident në Maqedoni, teksa nesër zhvillon ndeshjen në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim nga ora 20:45./UBTNews