Komandanti i FSK-së, gjeneralmajor Bashkim Jashari, priti në vizitë gjeneralët e FSK-së në pension, Zymer Halimin, Imri Ilazin, Ilaz Dërgutin, Fadil Hadërgjonaj, Skender Zhitinë dhe Xhavit Gashin.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Gjeneralët e FSK-së në pension e uruan Gjeneral Jasharin për detyrën e re të Komandantit të FSK-së, duke shprehur kënaqësinë dhe besimin e tyre për eksperiencën dhe lidershipin ushtarak të suksesshëm të tij për të ardhmen e FSK-së”, thuhet në njoftim.
Në këtë njoftim bëhet e ditur se Jashari shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për kontributin patriotik dhe profesional të gjeneralëve në pension në rrugëtimin e përbashkët me plotë sfida për të arritur në stadin aktual, përcjell Klankosova.tv.
“Gjeneralët në pension shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për angazhim nga pozicioni i tyre si pensionistë, në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së, vullnet ky që u mirëprit nga gjeneral Jashari”, thuhet tutje në njoftimin e kësaj ministrie./EO