Forcat e armatosura kolumbiane po dërgojnë një ekip në Ukrainë për të trajnuar ushtrinë e saj për operacionet e heqjes së minave tokësore, tha Ministria e Mbrojtjes e Kolumbisë.
Sipas deklaratës, 11 inxhinierët ushtarakë do të vendosen në një vend fqinj të NATO-s, ku do të kryhet trajnimi.
“Kolumbia është si gjithmonë e përkushtuar ndaj vlerave të lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe, në këtë rast, është duke dhënë një kontribut konkret si një vend anëtar dhe partner global i NATO-s”, tha ministri kolumbian i Mbrojtjes, Diego Molano Aponte./UBTNews/